Ramë Lahaj sonte performon në Prishtinë – ja nga kush tjetër shoqërohet tenori

By

Një zë i madh i rritur në një fshat të Istogut, megjithatë prapa vetes mbanë një histori inspiruese dhe një rrëfim të paimagjinueshëm.

Tenori Ramë Lahaj e nisi karrierën në muzikën klasike vonë, por ai është mishërimi i asaj që “kurrë s’është vonë të ndiqen ëndrrat”. Lahaj ishte njëri ndër fituesit e çmimit OPERALIA, një çmim ky tepër prestigjioz pët këngëtarët e këtij zhanri.

Kosovari me zërin e bukur, u bë pjesë e operave më të njohura botërore, si ajo e Sydney të Australisë e në Paris, duke u miqësuar edhe me njërin nga ikonat e këtij zhanri muzikor, Plácido Domingo.

Sonte tenori shqiptar me famë botërore, mbanë koncert në vendlindjen e tij në Kosovë, përkatësisht në Sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Tenori sonte me fillim në ora 20:30 nis koncertin në kryeqytet, i kuruar nga infeksioni i fytit, një gjendje shëndetësore me të cilën pati problem ditë më parë.

Ramaj sonte shoqërohet në skenë nga Kiril Manilov, bbariton, Besa Llugiqi, soprano dhe Adhurim Grezda, bariton, ndërsa në piano nga Edon Ramadani. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm