Publikuan këngën bashkë, tani Ylli detyrohet diçka 2Po2

By

Yll Limani është treguar një djalë për së mbari gjatë mbrëmjes së kaluar. Me të publikuar këngën e tij më të re “Dritat”, ai ka filluar të falënderojë të gjithë ata që e ndihmuan në projektin e tij.

E në mesin e falënderimeve që ka bërë, më i veçanti ka qenë ai për reperin 2Po2, me të cilin edhe e solli këtë bashkëpunim.

Në profilin e tij në Instagram, Ylli e ka shprehur mirënjohjen e tij për reperin që pranoi të jetë pjesë e këngës së Yllit, duke mos pasur asnjë ngurrim.

“Faleminderit 2Po2 që pranove me qenë pjesë e këtij projkti pa asnjë hezitim. Do të të jem gjithmonë falënderues”, ka shkruar Ylli në mesazhin e tij drejtuar reperit.

2Po2 e Limani, të martën publikuar projektin “Dritat”, me një tekst interesant dhe interpretim fantastik, përderisa klipi është me regjinë më të veçantë dhe të kompletuar që kemi parë viteve të fundit! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm