Publikohet një imazh i vjetër i Rita Orës, ja si dukej ajo (FOTO)

By

Nëna e saj po ndjehet shumë nostalgjike.

Kjo ndoshta ka qenë edhe arsyeja e cila ka bërë që ajo në profilin e saj në Instagram ka publikuar një imazh të familjes së saj vjet më parë.

Vera Ora, nëna e këngëtares së famshme Rita Ora, sigurisht ka një arkiv të tërë imazhesh se si dukej ajo në fëmijëri dhe njërin nga ta, e ka publikuar.

E veshur në një fund të shkurtër të zi e me pika, me një xhaketë jeans sipër, Rita Ora që atëherë ishte një fëmijë me shumë stil e që i ndjekë trendet e fundit.

Bashkë me motrën e saj më të madhe Elenën, ajo shihet përdore me babain e saj Nikun. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm