Publikohet kënga nga Gold AG dhe motrat Koçi

By

Sapo është publikuar bashkëpunimi mes Gold AG dhe motrave Koçi i titulluar ‘Me mu’.

Kënga ka tekst të reperit teksa beati është realizuar nga Chipsi. Për videoklipin është përkujdesur Max Production.

Ky bashkëpunim, pason suksesin e ‘Mas Miri’ që për vetëm dy muaj arriti të grumbullojë mbi 8 milionë shikime në Youtube ndërsa për Gold AG hyn në vazhdën e dhjetëra projekteve të publikuara në varg njëri pas tjetrit.

Ndryshe, kjo këngë për Enin vjen pas një periudhe pauzimi shkaku i studimeve në Londër që e kanë shkëputur për një kohë nga pjesëmarrja aktive në skenë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm