Publikohet dokumentari i vizitës së Rita Orës në Kosovë (VIDEO)

By

Soccer Aid për UNICEF-in në Kosovë ka realizuar një dokumentar ku pjesë e tij është edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, njëherësh ambasadore e kësaj organizate, Rita Ora.

Dokumentari është publikuar sot duke shfaqur disa pjesë ku Rita viziton lagjet e varfëra të Kosovës.

“Rita Ora vizitoi vendlindjen e saj në Kosovë për të parë se si Unicef po financon infermieret lokale që shkojnë derë më derë për të ofruar kujdes shëndetësor dhe mbështetje për fëmijët që jetojnë në varfëri. Soccer Aid për Unicef ndihmon që të japin familjeve një dorë ndihmë”, shkruan kjo faqe.

Dokumentari është realizuar gjatë vizitës së fundit të Ritës në Kosovë, e cila u realizua në muajin prill. Ajo kishte vizituar disa qendra fëmijësh dhe të rinjsh, si dhe një nga lagjet më të varfra në qytetin e Ferizajt.

Artikuj të ngjashëm