Publikohen videot e para: Mihrija e ‘kall’ atmosferën në NIN-in festiv

By

Siç edhe iu njoftuam dje pasdite, emisioni NIN në Klan Kosova që ju shoqëron nga e hëna në të mërkurë me orarin e rregullt ka përgatitur edicionin special me rastin e festës së Vitit të Ri.

Në prani të këngëtarëve më të mirënjohur të skenës muzikore shqiptare që performuan hitet e viteve të 2000-ta, atmosfera në NIN ka qenë në nivelin më të mirë të mundshëm.

Kjo vërehet edhe nga disa prej videove të para që janë publikuar nga Mihrije Braha që ka djegur atmosferën me hitet e saj të pavdekshme.

Kujtojmë se NIN-i festiv do të transmetohet në ekranin e Klan Kosovës në natën e ndërrimit të viteve me nikoqirë Alaudin Hamitin, gazetarët e emisionit dhe Liberta Spahiun.

 

Artikuj të ngjashëm