Publikohen foto nga klipi i Kreshës dhe Gjikos ?!

By

Janë bërë tash e disa muaj prej kur po paralajmërohet dueti mes Gjikos dhe Mc Kreshës. Megjithatë deri më tani nga dyshja nuk është thënë asnjë fjalë në lidhje me këtë këngë.

Por Gjiko sot ka dhënë sinjalet e para në Snapchat ku ka postuar disa sekuenca të realizuara me aplikacionin iMovie i cili mundëson editimin e videove.

Aty, reperi shfaqet nën shoqërinë e disa femrave, me gjasë gjatë xhirimeve të skenave të videoklipit. Në një tjetër imazh ai përmend Mc Kreshën dhe fjalët “Edhe 3”.

Nuk dihet nëse kjo simbolizon emrin e projektit por një gjë është e sigurtë, pritjes së gjatë të fansave të shumtë po i vie fundi dhe shumë shpejt priten risi nga Gjiko dhe Kresha. /Prive.al/

1446927800510

1446927758217

1446927833536

 

Artikuj të ngjashëm