Pse Young Zerka publikoi vetëm një këngë solo deri më tani?! (Video)

By

Nuk është i ri në skenë e madje emri i tij është i shënuar në shumë projekte hite të viteve të fundit.  Young Zerka i cili popullaritet fitoi së bashku me Dhurata Dorën nga kënga ‘Roll’ solli shumë bashkëpunime që të gjitha me miliona klikime e madje edhe e fitoi festivalin ‘Kënga Magjike’.

Por si solo artist e pamë vetën një herë në këngën ‘Boom Boom’. Arsyeja e kësaj është mungesa e një studio të veten pasiqë në produksion ku bënte pjesë gjërat nuk ishin në dorën e tij.

Por tani që është larguar nga Max Production, Zerka erdhi në Kosovë për të realizuar projektin e ri solo që do të shoqërohet me videoklip dhe pritet të jetë e publikuar me datë 14 shkurt.

 

Artikuj të ngjashëm