Pse s’i grimon plakat? Ja si përgjigjet Mario Dedivanoviç gruas së moshuar

By

Grimeri i famshëm shqiptar, Mario Dedivanoviç, tashmë është një brend botëror dhe ka hedhur në treg edhe produktet e veta kozmetike në bashkëpunim me Kim Kardashian.

Dedivanoviç që gjatë majit ishte edhe në Tiranë për master class, ka marrë një koment interesant nga një grua e moshuar së cilës i është përgjigjur ai.

“Kur do të bësh grim për gratë mbi të 60-tat? Kam shumë problem me rrudhat dhe njollat në lëkurë…”, ka shkruar ajo.

Ndërsa Mario, e ka njoftuar zonjën në fjalë, se tashmë ai ka një kampanjë me një modele të shtyrë në moshë.

“Shih kampanjën me Maye Musk. Ajo është 70 vjeçare”, ka shkruar Mario, duke ia bërë me dije se ai është kujdesur edhe për gratë më në moshë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm