Pse Ryva Kajtazi anuloi disa koncerte në Europë ?!

By

Këngëtarja Ryva Kajtazi vitin 2016 e nisi mjaft fuqishëm me publikimin e dy projekteve muzikore që po pëlqehen nga fansat.

Paralelisht me projektet muzikore natyrisht që ecin edhe koncertet e shumta nëpër Europë e kudo ku ka shqiptarë të cilët e kërkojnë këngëtaren.

Por, fatkeqsisht në disa prej koncerteve të paralajmëruara, Ryva nuk do jetë prezente. Arsyeja e anulimit të tyre janë problemet me pasaportë.

Asaj i është dashur të nxjerrë një pasaportë të re tek e cila nuk ka mundur të transferohet viza e punës nga pasaporta paraprake.

Mungesa e vizave të punës shpeshherë ka qenë problem për artistët tanë por duket se Ryva është treguar e përpiktë në këtë drejtim duke u pajisur me të në bazë të rregullave e ligjeve. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm