Pse Rihanna nuk ishte në Met Gala?

By

Këtë vit u mbajt Met Gala dhe shumë fytyra të famshme botërore u munduan që të duken sa më bukur dhe të veçantë. Por këtë mbrëmje Rihanna vendosi ta largonte nga rendi i saj i ditës duke mos u shfaqur. Entuziastë të kësaj mbrëmje gala dhe shumë fansa të saj u dëshpëruan nga mungesa e saj.

Edhe pse ajo nuk ka dhënë asnjë deklaratë për mungesën e saj në këtë mbrëmje të rëndësishme, duket se ajo ishte e zënë në udhëtimin e saj në Mbretërinë e Bashkuar duke punuar për linjën e re të grimit Fenty Beauty në bashkëpunim me Boots.

Shumë fansa të Rihanna’s postuan në rrjete sociale dukjen e saj ikonike në Met Gala 2018, duke i rikujtuar të gjithë se kush është mbretëresha e Met Gala. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm