Pse po u fshihen klipet këngëtarëve?! (Video)

By

Kasetat ishin të vetmet mundësi që të dëgjonim e të shihnim artistin e preferuar dekada më parë. Mirëpo teknologjia këto i shkeli dhe i hapi derën një platform të re.

YouTube do krijohej me idenë e publikimit të projekteve të cilat mund të shihen në çdo kohe dhe jo në një fashë transmetimi të caktuar.

Mirëpo pavarësisht benefiteve filloi të shkaktoj edhe probleme.

Këngëtarët shqiptarë filluan të publikonin video për adhuruesit e tyre por jo për ndonjë qëllim përfitues apo marketingu.

Më vonë YouTube u bë biznes dhe u hapën shumë kompani të cilat do të menaxhonin dhe publikonin punën e muzicientëve tanë.

Viteve të fundit klikimet janë bërë shumë të rëndësishme për artistët e kjo ka bërë që për efekt popullariteti edhe ti blejnë ato.

Shumë keqpërdorime bënë që klipe të largohen nga YouTube e të shkaktoj probleme për artistët.

Por disa të tjerë i fshijnë për çështje personale e të tjerë për shkak të marketingut që i ofrohet nga media./Prive.al

Artikuj të ngjashëm