Pse Noizy nuk mund të hyj në territorin e Mbretërisë së Bashkuar ?!

By

Reperi Rigels Rajku, Noizy, duke folur për vajzën e tij Leandrën që jeton në Londër, tha se me të bijën takohet në Zvicërr dhe vende tjera të Europës por jo në kryeqytetin britanik.

Ai pranoi se nuk mund të hyj atje meqenëse ‘nuk kanë rregulluar me kohë pasaportat’ dhe shkaku i sherreve.

‘Je në kërkim?!’ – i tha Çani, reperit i cili u përgjigj duke thënë se ishte, e nuk është më.

Rigelsi nuk preferoi të hyj në detaje përpos që tha se si i ri kishte bërë sherre.

Ndryshe, Noizy vitin që lamë pas anuloi edhe disa koncerte në SHBA meqenëse siç u raportua nga mediat, ‘problemeve me vizat’. /PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm