Pse Mila Kunis dhe Ashton Kutcher e mbajtën lidhjen shumë private?

By

Mila Kunis dhe Ashton Kutcher ishin shumë të rezervuar për lidhjen e tyre të dashurisë, kur romanca e tyre nisi në vitin 2012.

Aktorja 34 vjeçare ka treguar në “Armchair Expert With Dax Shepard” se pse ata vendosën të mos flasin për dashurinë dhe jetën e tyre private.

“Ne ishim shumë të fiksuar që ta mbanim lidhjen tonë sekret”, ka thënë ajo duke e rikujtuar fillimin e lidhjes së tyre.

Kunis ka treguar po ashtu se ajo kishte nisur fillimisht të dilte me Kutcher pasi ishin takuar pas një kohe të gjatë që nuk ishin parë.

Më vonë, Kutcher kishte dashur që Kunis të dilte në një takim me një mik të tij, por meqë miku nuk shkoi në takim, të dy përfunduan bashkë.

Aktorja e njohur ka thënë se e ka ndjerë se ka diçka mes tyre që në puthjen e parë, edhe pse ata ishin puthur edhe më herët, gjatë skenave të aktrimit.

“Oh Zot, do t’iu tregoj këtë – kur unë isha beqare, nuk e kisha kaluar asnjëherë natën në shtëpinë e një djali. Kjo ishte hera e parë që e kalova natën në një shtëpi të një djali (Ashton Kutcher)”, ka rrëfyer Kunis, transmeton Klan Kosova.

Kunis ka treguar po ashtu se babai nuk e kishte lejuar që të shpenzojë paratë që ajo i fitonte me aktrim, si shumë e re në moshë, derisa mbushi 18 vjet.

“Prindërit e mi ishin njerëz të mrekullueshëm”, ka thënë ajo duke shpjeguar se ata nuk e kishin shpenzuar asnjë cent nga fitimet e saj, edhe kur kishin probleme financiare.

Çifti u takuan kur Kunis ishte 14 vjeçare dhe ishte pjesë e kastit të filmit “That’70s Show” por lidhja e tyre e dashurisë nisi tek një dekadë më vonë.

Ata tashmë janë të martuar dhe kanë dy fëmijë, vajzën trevjeçare Wyatt dhe djalin njëvjeçar Dimitri.

Artikuj të ngjashëm