“Pse live nuk ke vithe si në foto?”: Tayna i përgjigjet komentueses dhe thotë të vërtetën

By

Dalja e saj në skenë ka shkaktuar goxha turbullira. Vajza që arriti të bëhet shumë e famshme me vetëm një këngë dhe pati një debutim të shpejtë, tani ka filluar të marrë edhe nga pak kritika.

Ndonëse muzika që bën është shumë interesante, Tayna nuk i ka shpëtuar edhe komentimit të formave të saja fizike.

Këngëtarja ka një trup tejet fin dhe të pasme të bëshme, e për këtë ajo shpesh u bë pjesë e titujve të mediave rozë.

Për belin e hollë flet edhe në njërën nga këngët e saja, ndërsa tani ndjekësit e saj kanë filluar të dyshojnë se ajo nuk duket origjinal sikurse në fotografitë që i publikon në rrjete sociale.

“Pse live dukesh shumë e hollë dhe aspak vithe si fotografitë që i bën publike këtu”, ka pyetur ndjekësja e saj Taynan, e këngëtarja i është përgjigjur.

“E dashur peshore, po e shoh që preokupimi yt për kilogramët e mi është masiv. Jam e hollë edhe ashtu e kam konstruktin dhe ashtu më pëlqen. Edhe në foto shihet që jom e hollë. Nëse trupi s’duket si në foto, kam postuar edhe video e ju vazhdoni gënjejeni veten sepse ashtu ndiheni më mirë”, ka qenë përgjigja e këngëtares, e cila deklaron se duket krejtësisht sikurse live edhe në foto dhe në mënyrë indirekte mohon të ketë përdorur ndonjë opsion ekzistent për editimin e imazheve të saj. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm