Pse gjetja e programit të Arbanës online është mision i pamundur?

By

Po bëhen tashmë dy muaj nga momenti kur Arbana Osmani nisi sezonin e dytë të programit të saj ‘Dua të të bëj të lumtur’ në Top Channel, me ndryshime thelbësore dhe me vetë prezantuesen në rolin e autores.

Në një periudhë kur Top Channel ka pasur problem për të rikthyer audiencën që po i mungon viteve të fundit, ky program ka qenë një sukses i vërtetë.

Audienca është maksimale në këtë program që çdo të Shtunë bën xhiron në portale me lajme nga historitë me shumë emocion që transmetohen.

Por tash e disa javë, i gjithë emisioni është fshirë nga Youtube ku merrte qindra mijëra shikime në periudhë të shkurtër, siç edhe bëri publike Prive.al për të parën herë.

Një pyetje që lind natyrshëm – si është e mundur që nuk ka video online në 2018-tën për një program me kaq interes?

Burime kanë rrëfyer se sipas të gjitha gjasave, kjo është bërë shkaku i formatit të kopjuar deri në detaje (përfshirë skenografinë) nga ‘C’e posta per te’ të Maria De Filippit.

Kjo nuk është hera e parë që një gjë e tillë ndodh në Top Media. Tre vite më parë, rubrika e Luana Vjollcës në ‘E diell’ nuk u postua kurrë online për të njejtën arsye, kopjen nga një program gjerman dhe të drejtave autoriale që ndërlidhin formatin.

Për të gjithë besnikët e programit, zgjidhja më e mirë është rikthimi në kohërat e vjetra, kur në mos jo premierën, duhej të tregoheshim të kujdesshëm që të mos na humbiste repriza. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm