Pse Elvana e xhiroi klipin me telefon?! (Video)

By

Këngëtarja Elvana Gjata ka prezantuar këngën e saj më të re ‘Love me’ e cila vjen në duet me Brunon pjesë e labelit ‘Threedots’.

Ajo që e veçon këtë produkt muzikor është klipi i saj, i cili ndryshe nga tjerat ku kanë qenë të investuar shumë këtë herë Elvana të gjithin e ka xhiruar me telefon.

Arsyeja e kësaj  sipas këngëtares është që sot gjithçka shpërndajmë përmes celularit.

Lokacioni i xhirimit është Prizreni, përkatësisht Ura e Gurit dhe përreth saj.

Pas ‘Kuq e zi’, Elvana godet sërish në shenjë për stinën e nxehtë.

Klip të thjeshtë por të suksesshëm ka prezantuar edhe lideri i Threedots, Flori me ‘Nallane’./Prive.al

Artikuj të ngjashëm