Si i thirri Bleona, Vevo.com në telefon?!

By

Bleona është kryefjala e medies këtë javë. Nuk la emision pa shkuar e për të bërë zhurmë. Sqaroi çdo pikë e presje sa i përket karrierës që po ndërton në Amerikë.

Qereti e cila ka thënë që tani është në nivelin zero të një lige të re muzikore ishte protagonite në emisionin Prive.

Ajo tregoi gjithë rrugën për projektin ‘Take You Over’ e si arriti ti bind Vevo.com për lançim në 6.9 milion shikues.

Vevo.com, Bleona e bindi duke i telefonuar e treguar gjithçka bërë ajo në karrierë deri më sot e konfirmimin e kanë bërë më vonë përmes një e-mail-i.

Atë që nuk e tha askund tjetër pos në Prive është që këngëtarja shqiptare pas tre vitesh punë me menaxhmentin e Rihannës këputi marrëdhëniet me ta, për të vazhduar vetë rrugën muzikore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Po ashtu, Bleona ka treguar se shumë shpejt do të jetë në ballinën e revistës prestigjioze për Hip Hop, HYPE Magazine./Prive.al

Artikuj të ngjashëm