‘Pse’ arrin pothuajse çerek milioni shikime në vetëm nëntë orë

By

Sot u publikua kënga ‘Pse’ e Bleros në bashkëpunim me Alex.

Kjo këngë pritej tash e një kohë për faktin se vazhdimisht u përfol nëse ishte apo jo dedikim pasi fliste për tradhëtinë.

Duket se tërheqja e paraleleve me jetën private të këngëtarit ishte një ndër faktorët që ndikoi që ky krijim muzikor të ketë interesim tejet të madh për t’u dëgjuar.

Blero ka postuar në Instagram statistikat e Youtube që tregojnë shifra të jashtëzakonshme të shikimeve që i afrohen çerek milionit për vetëm nëntë orë nga publikimi.

Këto shifra do duhet të verifikohen fillimisht nga Youtube e pastaj do jenë vizuale edhe për ne si publik. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm