Pse Afërdita Dreshaj u zhvendos në Miami ?!

By

Përmes Prive.al iu njoftuam me ambientin e ri ku do jetoj tash e tutje super-modelja Afërdita Dreshaj.

Shtëpia luksoze me pamje nga deti në Miami e projektuar me shumë finesë dhe me trendet bashkëkohore la gojëhapur secilin që pa fotografitë.

Por cila realisht është arsyeja e zhvendosjes në jugun e nxehtë amerikan ?!

Prive mëson se i dashuri i Afërditës, hokeisti çek Jakub Kindl dhe karriera e tij mund të jenë arsyeja.

Kjo për faktin se disa javë më parë ai ka nënshkruar kontratë me Florida Panthers, nga ku u zhvendos prej Detroit Red Wings pas dy viteve përpjekje.

Vlera e këtij transferimi kap shifra marramendëse prej mbi dy milionë dollarësh, 15% e të cilit (rreth 360.000 dollarë) do paguhen nga Detroit Red Wings.

Për të qenë sa më afër tij, Afërdita tashmë ka shkuar në Miami.

Duket se çifti pavarësisht raportimeve dhe bujës së verës së kaluar, po vazhdon që në mënyrë të palëkundur të konsolidojnë një lidhje të fortë,

Madje, Jakub në një foto të postuar nga pishina ku shihet Afërdita ka shkruar: ‘Gjithçka që më duhet’.

Një femër super-seksi, karrierë në ngjitje, jetë luksi dhe temperatura përvëluese të Miamit. Ku ka më mirë! /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm