Prurje ndërkombëtare në DIEZ: Artistja amerikane bashkëpunim me produksionin shqiptar

By

DIEZ Production në krye me Bini Nebihu, tashmë njihet si njëra ndër shtëpitë e mëdha muzikore që po prodhon hite njëpasnjëshme, njofton Klan Kosova.

E përveç që këtij produksioni i janë bashkuar artistë të shumtë shqiptar, së fundmi pjesë e tij u bë edhe një artiste e huaj me emrin Ada Satka – emër ky që ka bashkëpunuar me Ariana Grande e tashmë edhe me David Guetta dhe me shumë e shumë të tjerë.

Lajmi u bë i ditur nga vet Bini i cili në profilin e tij në Instagram ka publikuar fotografi së bashku me këngëtaren dhe ekipin e saj, duke i uruar mirëseardhje në studio.

Ada përveç që është këngëtare, ajo është edhe tekstshkruese dhe ka studion e saj në Hollywood ku punon vija melodike për shumë artistë të famshëm në botë.

Tani, këngëtarja u bashkua me DIEZ për projekte të tjera botërore.

Artikuj të ngjashëm