Produksioni i DWTS ironizon me Tunën

By

‘Dancing with the Stars’ nis së shpejti sezonin e gjashtë të tij por duket se vëmendja qëndron akoma tek edicioni i kaluar. Fitorja e Tunës dhe kontestimet që pasuan vazhdojnë ende të përmenden.

Skandali që u krijua kur këngëtarja si fituese deklaroi se nuk e kishte marrë shpërblimin që i takonte me kontratë dhe demantimet e vazhdueshme nga ana e produksionit duket se kanë ngelur ende në trajta të thumbimeve.

Si promo të paralajmërimit të sezonit të ri, produksioni ka zgjedhur një deklaratë të Tunës e cila pas triumfit tekstualisht deklaron se DWTS ishte ‘eksperinca më e bukur e jetës që kushedi me sa lekë nuk mund ta blej’.

Ende nuk ka reagim nga Tuna lidhur me këtë ironizim të vënë në shënjestër nga producentja e këtij spektakli Holta Kolaneci. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm