Prive zbulon: Modelja super e njohur pjesë e klipit të Tunës dhe Seven Saraqit

By

Javë më parë kemi raportuar se Seven Saraqi po sjell këngë me një femër.

Identitetin e asaj femre e zbuluam… Tuna kësaj here po vjen në bashkëpunim me artistin e njohur i cili jeton në Amerikë.

Tani e zbuluam edhe modelen e cila do të jetë protagonistja e klipit.

Bëhet fjalë për Vildane Zenelin, ajo e cila do të marrë pjesë në projektin e parë të dyshes.

Burime të Prive kanë treguar se brenda klipit do jetë një skenë ku Tuna dhe Vildanja do të puthen në buzë.

Nuk dihet akoma kur do të dalë kjo këngë pasi që xhirimet e videoklipit kanë nisur mbrëmë./Prive.al

Artikuj të ngjashëm