Prive zbulon mashkullin me të cilin Nora Istrefi po sjellë këngë

By

Me sa duket këtë verë do të kemi vetëm bashkëpunime mes këngëtarëve shqiptarë.

Prive mëson se Nora Istrefi do të sjellë këngë me një artist të njohur me të cilin bashkëpunoi një herë veç se gjërat nuk shkuan edhe mirë…

Bëhet fjalë për Irkenc Hykën.

Dyshja bashkoi forcat për “Tymi i Dashnisë” vitin e kaluar, por që më pas u anulua edhe pse klipi ishte xhiruar.

Megjithatë ata e sollën me titra dhe u pëlqye nga adhuruesit e muzikës së tyre.

Prive ka zbuluar se Nora dhe Irkenci do të sjellin një tjetër projekt bashkë i cili do të publikohet së shpejti./Prive.al

Artikuj të ngjashëm