Prive zbulon: Ja çka po ndodhë me martesën e Getit dhe Marinës

By

Getoar Selimi që prej fillimit të lidhjes me prezantuesen Marina Vjollca pa thënë vetë asgjë, po përmendet vazhdimisht mbi data të mundshme të martesës.

Pasi planet e çiftit për kurorëzimin e dashurisë nuk u jetësuan përgjatë 2016-tës edhe pse gjithçka u duk se po bëhej gati në atë drejtim, duket se së fundmi ka zhvillime të reja.

Nga disa burime të ndryshme, Prive ka arritur të konfirmojë informacionin e njejtë se Geti dhe Marina po mendojnë verën e këtij viti si opsion për t’i dhënë fund beqarisë.

Data akoma nuk është fiksuar dhe në konsideratë po merren disa alternativa në diskutim me rrethin e ngushtë.

Se a e ka ndarë mendjen definitivisht çifti për të mos zhvendosur periudhën e planifikuar të dasmës kjo mbetet të dëshmohet nga koha.

Artikuj të ngjashëm