Prive zbulon emrat e artistëve që do të këndojnë në koncertin e Capital T-së

By

Numërimi prapa për koncertin madhështor të Capital T, ka nisur.

Më 19 të këtij muaji, reperi mban koncertin për të cilin ka javë të tëra që ka punuar dhe në të cilin janë shpenzuar shumë të holla.

Derisa ditët po afrojnë dhe shumë bileta janë shitur, Prive ka mësuar emrat e artistëve që do të performojnë në këtë koncert për ta nderuar karrierën e reperit.

Përveç Dhurata Dorës, në skenë do të ngjitet padyshim edhe 2po2 – reperi me të cilin ka lidhje familjare, Majk dhe Alban Skenderaj.

“Time Capsula lindi prej dashnis se madhe per muzike e art te mire. Do udhetojme bashke neper hite e do mbajme mend gjate 19.09.19 — TIRANË”, ka shkruar Capo në Instagram poshtë një video të cilën e publikoi mbrëmë.

Ky është koncerti i parë i reperit kaq me rëndësi i mbajtur për herë të parë në sheshin Nënë Tereza në Tiranë./Prive.al

Artikuj të ngjashëm