Prive sjellë në intervistë Nexhmie Pagarushën, bilbili i Kosovës vjen me këngë të re! (VIDEO)

By

Pas kaq vitesh pa e dëgjuar, pa ia ndjerë tingujt e bukur të zërit, dhe ajo në këtë moshë vjen me një këngë të re.

Këngëtarja e famshme Nexhmie Pagarusha, në moshën 85 vjeçare ka sjellë një këngë me Violetë Kukajn, e cila quhet “Mbushni Gotat”.

Kënga që po merr gjithë dashurinë e publikut, u trajtua me shumë dashuri edhe nga këngëtarja Pagarusha.

“Kur e kam dëgjuar tonin e violinës, këto vjet i kam bërë dhe kam kënduar me lloj lloj orkestre, por diçka ashtu s’kam dëgjuar. Aq mirë na ka shkuar, ishte si çeshmen kur  e lëshon. Vaj krejt. Kam qenë shumë e kënaqur sepse edhe unë di ta vlerësoj kur është mirë e kur është keq”, thotë ajo për Prive.

NDIQENI TË PLOTË INTERVISTËN: 

 

Artikuj të ngjashëm