Prive sjell ekstra detaje nga bashkëpunimi i Florit me Getin

By

Tashmë e kuptuat që kënga e Florit me Getin me titull “Dashni me raki”, publikohet nesër me fillim të orës 18:00.

Kjo pasi, të dy artistët shfrytëzuan rrjetet sociale për t’i paralajmëruar të gjithë fansat e tyre se ky bashkëpunim tashmë është gati për t’u lëshuar.

Njësoj vepruan edhe anëtarët e Babastars e Threedots, duke shpërndarë trailerin e shkurtët të duetit mes dy artistëve më të njohur në trojet shqiptare.

Por, para publikimit, Prive ju sjellë edhe disa detaje të tjera rreth këtij projekti.

Videoklipi i “Dashni me raki” u xhirua në Firencë të Italisë, Shqipëri e Kosovë dhe pritet të jetë një hit i madh.

Më në fund, pritja mbaroi për këtë super-duet i cili ka nisur të paralajmërohet muaj më parë./Prive.al

https://www.instagram.com/p/BjKySaGH0kp/?taken-by=iamflorimumajesi

Artikuj të ngjashëm