Prive rikthehet në sezonin e ri me përplot ekskluzivitete (VIDEO)

By

Gushti si muaj i pushimit dhe rikonsolidimit të forcave për stafin e Prive ka përfunduar dhe gjithçka është gati për një tjetër sezon.

Pa kontestueshëm, emisioni numër një i fushës së showbizit në trevat shqipfolëse rikthehet në terminin e njejtë, të shtunën me fillim nga ora 19:00.

Këngëtarja Zanfina Ismaili vjen në një rrëfim unik ku mes tjerash flet për sakrificat, gjendjen aktuale emocionale por edhe planet për të ardhmen.

‘Miss Kosova 2016’ transmetohet në një tjetër dimension – atë të prapaskenave në materialin e përgatitur nga gazetari Artan Telaku. Çfarë nuk u transmetua, kush nga bukuroshet u rrëzua dhe çka ka për t’i thënë Kosovës e super-komentuara, Camila Barraza?!

Aktorja numër një në vend, Teuta Krasniqi vjen në intervistën të cilës i ka munguar deri sot – asaj 60 sekondëshe. Krasniqi përgjigjet në pyetjet pikante të gazetares Maki Bajrami.

Vlorijan Halili sjell në intervistë Rezarta Shkurtën, këngëtaren që ka kohë të gjatë që i ka munguar kamerave. Ekskluzivisht në Prive, Rezi flet për baticat dhe zbaticat në jetën e saj, përfshirë burgosjen e bashkëshortit.

Çfarë surprize ka për publikun Sinan Vllasaliu?!

Kamera e Prive ju sjell prapaskenat e xhirimeve të serialit më të pëlqyer kosovar – Kafeneja Jonë. Në një material unik, Prive iu sjell pjesë nga xhirimet e episodave të reja që transmetohen shpesh.

Këto, përfshirë lajme nga estrada shqiptare ju presin në adresën e preferuar – PRIVE, të Shtunën me fillim nga ora 19:00. Ku tjetër, përpos në Klan Kosova nën drejtimin e Liberta Spahiut!

 

Artikuj të ngjashëm