Prive Paparazzi: Klea Huta dhe Elgit Doda kapen bashkë në pushime

By

Në Marsin e këtij viti, këngëtari dhe kompozitori Elgit Doda me një postim në Instagram ku shfaqte një vajzë me fytyrë mbuluar dha sinjale se ka të reja në jetën private.

Pas rreth tre vitesh nga dalja prej një lidhje të gjatë, u raportua se Elgiti ka nisur një romancë me këngëtaren dhe prezantuesen Klea Huta.

Deri në këtë pikë, çdo gjë mbeti në kuadrin e një thashethemi me dy protagonistët që nuk preferuan të prononcohen mbi raportimet.

Benzinë zjarrit iu shtua mbrëmë kur bukuroshja në ‘Zonë e Lirë’ me Arjan Çanin, në pyetjen se si do i kalonte 24 orët e fundit të jetës u shpreh: ‘Me familjen dhe partnerin’, e që në fakt sipas të gjitha gjasave është… vetë Elgiti!

Prive.al ka siguruar fotografi ekskluzive që shfaqin dyshen e njohur nën shoqërinë e njëri tjetrit në rivierën e jugut të Shqipërisë.

Imazhet e shkrepura ditën e djeshme, shfaqin Elgitin dhe Klean bashkë në një prej restoranteve në Himarë teksa drekojnë pas një dite të nxehtë në plazh. Dëshmitarët kanë rrëfyer për Prive.al se dyshja kanë qëndruar vazhdimisht të pandarë nga njëri-tjetri dhe ngjanin komplet si një çift.

Klea, e angazhuar me ‘Maratonën e Këngës’ duket se në çdo hap po shoqërohet nga Doda, kompozitori i cili edhe i shkroi këngën ‘Amla’ me të cilën konkuroi vitin e kaluar në ‘Kënga Magjike’.

Dyshimet se dyshja janë bashkë shtohen me faktin që në çdo moment, ata janë treguar tejet të kujdësshëm për të mos lënë gjurmë në rrjete sociale mbi frekuentimin e vendeve të njejta. Diçka për të fshehur?! Mbase.. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm