Prestigjiozja TIME artikull për Dua Lipën, ajo flet për Kosovën (VIDEO)

By

Revista prestigjioze amerikane TIME, ka zgjedhur kësaj here Dua Lipën për të realizuar një intervistë rreth karrierës dhe prejardhjes së saj kosovare.

Lipa që po bën gjithë shqiptarët krenarë me suksesin e saj në botë, në këtë intervistë të regjistruar edhe në video, flet edhe për kohën e kaluar në Kosovë dhe vendin prej nga vjen.

Ajo thotë se kur ishte 11 vjeçare, në kohën kur po përpiqej të hynte në botën e muzikës, prindërit e saj u kthyen në Kosovë. Por kur u bë 15 vjeçe ajo erdhi sërish në Londër e vetme, për të regjistruar dhjetëra këngë cover.

TIMES shkruan se Dua u bë një zë i fuqishëm në muzikë, pasi langoi “Be the One” në vitin 2015-të për të vazhduar më pas me të tjera projekte që e bënë emrin e saj të njohur. /Prive.al

Intervista e plotë:

Artikuj të ngjashëm