Presidenti Thaçi dekoron dy kompozitorë të njohur shqiptarë (FOTO)

By

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka dekoruar sot dy kompozitorë të njohur shqiptarë.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Thaçi tregoi se çmimin “Mjeshtër i Merituar”, e ka ndarë për Naim Gjoshin dhe Xhevdet Gashin të cilët kanë kontribuar në kultivimin e këngës shqipe.

“Kompozitorët e njohur Naim Gjoshi dhe Xhevdet Gashi i dekorova me çmimin “Mjeshtër i Merituar” për kontributin e tyre të çmuar në kultivimin e këngës shqipe. Me punën e tyre ata e pasuruan jetën artistike dhe kulturore të popullit tonë”, ka shkruar Presidenti./Prive.al

Artikuj të ngjashëm