‘Premtimet’ shkelin dhjetë milionë shikime

By

Janë dy emra relativisht të rinj në skenën muzikore shqiptare. Por kjo nuk i ka penguar Kidën dhe Mozzikun që të korrin suksese të mëdha me këngën ‘Premtimet’.

Dueti i lançuar në fillim të korrikut tashmë ka tejkaluar dhjetë milionë klikime duke u shndërruar në projektin e dytë të kësaj vere që kap numra milionësh dyshifror në Youtube brenda një kohe kaq të shkurtër.

Ky rrjet padyshim se në tregun tonë është ndoshta i vetmi ‘barometër’ që shpërfaq më së miri preferencat dhe dëgjueshmërinë e një krijimi muzikor e natyrisht se kjo vlen edhe për ‘Premtimet’ që u dëgjua kudo ku flitet shqip.

Të kujtojmë se tani dyshja pasi konkurroi seriozisht për primatin e hitit të kësaj vere i është përvishur punës për të sjellur risi në publik përgjatë vjeshtës. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm