Prapaskenat e ‘Nuk ma la’: Si u xhirua një prej skenave më interesante?! (VIDEO)

By

Në dy ditë nga publikimi, ‘Nuk ma la’ nga Ledri dhe Flori bashkë me ‘Beautiful’ ka vulosur epitetin e suksesit.

Kjo verifikohet lehtësisht nga perceptimi i publikut dhe numri i shikimeve në ngritje stratosferike.

Në aspektin e muzikës, një produkt muzikor me vulën nga dyshja nuk kishte se si të dilte keq por paralelisht, ai çka ka spikatur ishte edhe videoklipi i punuar nga produksioni Entermedia.

Me një inkorporim të teknologjisë dhe trendeve të rrjeteve sociale, ‘Nuk ma la’ erdhi më ndryshe nga zakonisht me skena interesante, si ajo e hudhjes në ujë të një modeleje nga Ledri.

Në prapaskenat e xhirimeve të postuara nga Flori, reperi duket të jetë ndjerë pak në siklet me gjestin e bërë teksa shihet duke fshehur pak fytyrën me një buzëqeshje. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm