Prapaskenat e koncertit: Cozman flirt me bukuroshen pejane?!

By

Reperi nga Babastars, Cozman mbrëmjen që lamë pas performoi në Duplex bashkë me Skivin.

Por duket se ka qenë ajo që ka pasuar ngjitjen në skenë e cila ka marrë vëmendjen e të pranishmëve.

Nga burime të afërta, Prive.al ka arritur të mësoj se reperi i Babastars është parë tejet i afërt me bukuroshen pejane Kaltrina Lulaj, që poashtu në bazë të postimeve në Snapchat ka qenë mbrëmë në Duplex.

Prive.al nuk ka mundur ta konfirmojë nëse bëhet fjalë për një flirt të thjeshtë të momentit apo afërsi që mund të jetë interpretuar si puthje mes të lartëcekurve, siç edhe kanë deklaruar burimet e sigurta të portalit.

Kujtojmë se nga ndarja e reperit Cozman me Tunën, krahas tij janë parë një varg femrash që e kanë shoqëruar nëpër klube të natës kurse Kaltrina e përfolur për lidhje me Albanin e ‘Baboo Darabuka’ publikisht është single meqenëse artistin e konsideron si vëlla të vogël. /Prive.al/

dini

Artikuj të ngjashëm