Plotësohet kasti i ‘Your Face Sounds Familiar’!

By

14 Marsi shënon startin e një ndër programeve me investim të madh të TV Klan. Në një skenografi gjigante yjet do të imitojnë kolegët e tyre.

Shtatë artistë tashmë janë përzgjedhur nga produksioni për të dëshmuar talentin e tyre në sezonin e parë të saj.

Rozana Radi, Kastro Zizo, Besnik Qaka ishin emrat e parë të konfirmuar e ndërkaq tani është zbuluar lista e plotë.

Përpos tyre në skenë do të ngjiten edhe Adelina Tahiri, Anxhela Peristeri, Era Rusi dhe Endri Prifti.

Juria akoma nuk është plotësuar e emri i parë i zbuluar është Arian Çani. /Prive

Artikuj të ngjashëm