Plasin shakatë me anglishten e saj në Internet, Jonida Maliqi u përgjigjet komentuesve

By

Këngëtarja Jonida Maliqi këtë vit përfaqëson
shqiptarët në festivalin e madh europian të këngës.

Ajo ndodhet prej ditësh në Izreal duke promovuar këngën e saj, ndërsa ka dhënë edhe intervista për media të ndryshme.

Sigurisht intervistat janë dhënë në gjuhën angleze dhe asaj i është kërkuar të flasë për Shqipërinë e këngën me të cilën garon në Eurovision.

Mirëpo në intervistat e dhëna në gjuhën angleze, ajo ka lënë shumë për të dëshiruar meqë çalon në njohuritë e anglishtes.

Videot ku ajo flet anglisht sot kanë kapluar internetin duke u kthyer në shaka që ndryshe me gjuhën e internetit quhen MEME.

Jonida pa dyshim që i ka parë shakatë e internetit dhe ajo ju kthen përgjigje komentuesve.

Maliqi nuk duket fare e bezdisur dhe tregohet shumë karizmatike duke qeshur bashkë me komentuesit.

Në një llogari në Instagram ku është postuar video e saj ajo komenton me smiley faces. Komentin e saj mund ta shihni më poshtë:

Artikuj të ngjashëm