Përse Aurela Gaçe po mungon në ‘The Voice Reunion’ ?!

By

Sonte në Top Channel po transmetohet një edicion special i talent show ‘The Voice’ ku anëtarët e jurisë ndër vite dhe konkurentët janë bërë bashkë.

Rikthim në kohë me histori të rrëfyera e performanca po e shoqërojnë këtë reunion në të cilin është një pjesëtare e jurisë që po mungon.

Bëhet fjalë për Aurela Gaçen e cila jo për ndonjë arsye të mospajtimeve por për probleme shëndetësore.

Temperatura dhe ethet kanë ndikuar që Aurela në një regjim shtrati të mos ketë mundësi t’i bashkangjitet emisionit.

Në shkrimin ku e ka bërë të ditur një gjë të tillë, këngëtarja ka vlerësuar spektaklin për mundësinë që i ka ofruar ndër vite talentëve shqiptarë për promovim. /PRIVE.AL

Artikuj të ngjashëm