Për pak – Cristiano Ronaldo bëhet personi më i ndjekur në Instagram, e lë Selena Gomez të dytën

By

Futbollisti i njohur portugez Cristiano Ronaldo, tani ka marrë titullin si personi më i ndjekur në Instagram. Këtë titull e mbante këngëtarja e aktorja Selena Gomez për më shumë se dy vjet.

33 vjeçari, yll i futbollit ka 144 milionë ndjekës në këtë plaformë sociale. Ndërsa 25 vjecarja Selena po ashtu ka 144 milionë por shifrat shkojnë edhe pak më thellë.

Në momentin e këtij publikimi, Cristiano ka 144,332,498 ndërsa Selena ka 144,318,439.

Këta numra mund të ndryshojnë nga casti në qast dhe për pak kohë ndoshta Selena do e kalojë Cristianon, por për momentin aktorja vjen e dyta me radhë. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm