Për Krishtlindje, Capital T surprizon fëmijët me dhurata në Prizren

By

Për Krishtlindje dhe pak para përfundimit të këtij viti, Capital T ka vizituar qendrën për edukim të hershëm të fëmijëve me aftësi të kufizuara në Prizren, të cilët i surprizoi me dhurata.

Reperi hyri në Instagram për të postuar disa fotografi me fëmijët.

“Keshtu e permbyllim vitin me buzeqedhje e lumturi ne qendren per edukim te hershem te femijeve me aftesi te kufizuara ne Prizren te cilet i surprizuam me dhurata simbolike per kto festa , shfrytzoj rastin me i uru stafin e #CaritasKosova per ni vullnet edhe punë t’mrekullueshme Urime festat e Fundvitit , festofshi t’lumtur”, ka shkruar ai.

Artisti ka qenë i angazhuar këtë vit në ngjarje të tilla. Përveç kësaj, ai ishte edhe njëri prej donatorëve të disa shtëpi që i dhuroi këtë vit Halil Kastrati – përfaqësuesi i shoqatës Jetimat e Ballkanit.

Artikuj të ngjashëm