Për Besnikun çfarë ndodhi në Këngën Magjike ishte hipokrizi totale

By

Rezultati i votimeve të festivalit Kënga Magjike nuk i ka pëlqyer Besnikut 2po2 që e ka quajtur atë si hipokrizi totale.

Ai i ka uruar ata që i quan artistë në thonjëza. Ndryshe, gjatë interpretimit të Florit ai u shpreh tejet përkrahës duke e konsideruar atë magjik në Këngën Magjike.

Besniki mes të tjerash e quajti Florin vëlla nga një nënë tjetër. Kantautori me baladën e tij ‘Me fjalë të vogla’ që priu dukshëm në secilin aspekt, nga vlerësimi i kolegëve nuk hyri as në Top 3. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm