Pëlqehet ‘Fat’ nga Lori

By

Këngëtarja Lori disa ditë më parë publikoi projektin e saj të ri ‘Fat’ që pasoi një varg këngësh shumë të suksesshme e të cilat u pëlqyen nga publiku.

Duket se Lori ka pasur fat edhe në këtë projekt meqenëse edhe ky krijim muzikor është pritur shumë mirë.

Në rrjete sociale, ‘Fat’ ka marrë shumë pëlqime e komplimente për faktin se këngëtarja edhe një herë solli krijime muzikore me vlera të cilat nuk i ikin premisave kryesore të identitetit të saj si Lori.

Mbetet të shihet nëse sërish, këngëtarja nga Shqipëria do vij me këngë ritmike apo do të eksperimentoj me zhanre të tjera. Për momentin, na mbetet të shijojmë ‘Fat’. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm