Pas publikimit të këngës, fansat kritikojnë Faydee për duetin me Luanën

By

Vetëm pak ditë më pare prezantuesja e së fundmi edhe këngëtarja Luana Vjollca,  publikoi këngën e saj më të re, në bashkëpunim me artistin Faydee me titull “Yalla Habibi”.

Mirëpo edhe pse kënga u komplimentua nga fansat e Luanës, në anën tjetër Faydee është kritikuar nga fansat e tij në llogarinë e tij në Instagram pasi shumë prej tyre shprehen se Luana nuk është zgjedhja më e mirë e mundshme që ai ka bërë.

Disa prej tyre shkruajnë se ajo i ka prishur këngën.

“Zëri i Faydee është i mrekullueshëm dhe i bukur por kur këndon ajo, më dhembin veshët.”,- shkruan dikush.

“E dua muzikën tënde, por kjo nuk ishte artistja më e mirë shqiptare me të cilën mund të bashkëpunoje.” – shkruan tjetri.

“Kënga do të ishte shumë më mirë pa zërin e saj. Faydee është një artisti mrekullueshëm dhe nuk e kuptoj se çfarë e shtyu të bashkëpunonte me të.”

“Çfarë po bën? Ajo nuk është këngëtare. Më vjen keq për ty. Thjesht pri pjesët ku ajo këndon dhe dëgjoje.”

 

 

 

Artikuj të ngjashëm