Pas “Nuk e Di” Era Istrefi edhe një këngë e klip të ri? (VIDEO)

By

Para dy javësh, këngëtarja e famshme Era Istrefi solli në duet një këngë me motrën e saj, Nora Istrefin.

Dyshja publikuan në bashkëpunim projektin “Nuk e di”, që është një këngë ritmike dhe që të ngelet në mendje – e të mos flasim për klipin, ku motrat shfaqen tejet seksi.

Por kjo s’qenka e tëra nga Era në këto ditë.

Është një video e publikuar nga grimerja Sellma nga studio e saj, ku Era shfaqet e grimuar dhe gati për një skenë xhirimi.

Ndërsa Sellma shkruan se “do vijë së shpejti”, gjë që na bëri të aludojmë në një projekt të radhës nga Era Istrefi në ditët në vazhdim. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm