Pas një viti e gjysmë, lajmërohet Zana Krasniqi

By

Ikona e bukurisë, Zana Krasniqi gjithmonë është shoqëruar me një hije misterioze mbi jetën e saj.

Ndryshe prej shumë kolegeve që ekspozimin konstant e kanë pasur primar nëpër rrjete sociale e paraqitje publike, Zana ka tash e një kohë shumë të gjatë që është ‘zhdukur’ nga radarët, duke iu përkushtuar familjes.

Gjatë verës së vitit të kaluar, Prive zbuloi që ajo është sërish shtatzënë por asnjëherë nuk u publikua më ndonjë foto pas ardhjes në jetë të fëmiut të dytë teksa paraqitja e vetme ishte në dasmën e motrës së saj, Nitës para pak muajsh.

E në rrjete sociale, respektivisht në profilin e saj në Instagram, Zana ka thyer akullin së fundmi duke postuar një imazh, të parin prej muajit Tetor të 2015-tës.

Në të, bukuroshja shfaqet në krahët e bashkëshortit, si për të dhënë një sinjal që çdo gjë vazhdon të jetë në rregull në jetën private dhe ajo është më e dashuruar se kurrë.

Nuk dihet edhe sa ka në plan bukuroshja të vazhdojë në këtë formë, por ajo që mund të thuhet sigurtë është që malli për figurën e saj nuk mungon. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm