Pas ndarjes nga Xheni, Bernardi me një tjetër bukuroshe në krah (FOTO)

By

Krizë pas krize shënoi lidhjen e Benardit dhe Xhenit të Big Brother deri në një moment kur përfundimisht, dyshja ndanë rrugët.

Në mes të spektalit të vallëzimit ‘Dance with me’, ata ndërprenë lidhjen dhe aventurën për t’u shkëputur përfundimisht nga njëri-tjetri pas një romance disa mujore.

E nga ajo kohë, përkundër se u përfol se Benardi ishte ai që nuk qëndroi ‘urtë’ në raport me femrat, nuk pati indikacione të forta për ndonjë romancë të re.

Xheni vazhdoi jetën në Itali teksa Benardi në Shqipëri.

Por, një fotografi e fundit ka ngjallur dyshime për një lidhje të mundshme.

22 vjeçari nga një ndejë është shfaqur përkrah bukuroshes Belinda Dragoti, përcjellësja e parë e ‘Miss Elbasani 2017’.

Të jetë relacioni mes tyre më shumë se shoqëri?! /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm