Pas ndarjes nga Stine, flet për herë të parë ish-bashkëshortja e tij

By

Pak para përfundimit të vitit 2018, Stine njoftoi përmes Instagramit se është ndarë nga bashkëshortja e tij me të cilën ka edhe fëmijë.

Ai publikisht e falënderoi atë për vitet që kaluan bashkë duke na treguar se çifti është ndarë në mënyrë paqësore.

Pas këtij njoftimi, nuk vonoi shumë dhe i erdhi koha ish-gruas së tij për të folur.

Në një intervistë për DasaraShow, Graciela ka folur për herë parë pas ndarjes me këngëtarin.

Ajo tregoi se pavarësisht ndarjes ata nuk janë armiq por kanë një marrëdhënie të mirë.

Nëse nuk e dini, Graciela është në hapat e parë si këngëtare dhe gjatë intervistës ka thënë se së shpejti do të publikojë këngë të reja të punuara nga Stine.

Artikuj të ngjashëm