Pas ndarjes nga modelja, Zayn Malik nxjerr në shitje shtëpinë (FOTO)

By

Zayn Malik ka nxjerrë në shitje shtëpinë e tij luksoze me një pamje fantastike nga New York City për 10.8 milionë dollarë. “TMZ” ka mësuar se këngëtari 26-vjeçar do e shesë shtëpinë e tij gati 1 vit pas blerjes së saj, kur u nda për herë të parë me Gigi Hadid. Shtëpia e Zayn ka 4 dhoma gjumi, hapësirë të bollshme dhe një tarracë private për argëtim.

Pas ndarjes me Gigi Hadid, Zayn Malik nxjerr në shitje shtëpinë ku qëndronin së bashku

Ndërtesa luksoze e artistit ndodhet pak metra larg shtëpisë së Gigit, ku ata të dy kalonin shumicën e kohës kur ishin të dashuruar. Gjithashtu është mësuar se Zayn po përpiqet të shesë një tjetër apartament në Los Angeles, me një çmim të reduktuar, 3.1 milionë dollarë.

IMG_20190807_151217-e1565183653228.jpgIMG_20190807_151226-e1565183697949.jpgIMG_20190807_151238-e1565183748519.jpg

Këngëtari, i cili vjeshtën e vitit të kaluar publikoi albumin e tij të dytë solo, ka mbetur beqar që pas ndarjes nga Gigi Hadid. Ndërsa kjo e fundit këto ditë po përflitet se ka nisur një histori dashurie me Tyler Cameron, pasi të dy janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit

Revista E! News i kanë kapur në fotografi dyshen së bashku, dhe kanë shkruar se pas takimit ata kanë shkuar në shtëpinë e Gigit.

Ndërsa Gigi dhe Tyler, së bashku zgjuan raportime për romancë javë më parë, kur ata nisën ta ndjekin njëri tjetrin në Instagram.

Gigi Hadid, Tyler Cameron

 

Artikuj të ngjashëm