Pas ndarjes nga burri, Adele publikon videon e dehur

By

Në prill të këtij viti lajmi që Adele u nda nga burri i saj, filantropisti Simon Konecki pas një lidhje që zgjati tetë vjet.  Dyshja kanë edhe një djalë dhe gjithmonë ka qenë shumë privat sa i përket detajeve të jetës së tyre.

Mirëpo kësaj radhe, Adele vendosi të festojë beqarinë dhe të ndajë me ndjekësit e saj pak nga nata e çmendur qe ajo po kalonte.

Adele gjithnjë ka qenë fanse e zjarrtë e “Spice Girls”. Fituesja e shumë Grammy morri pjesë në koncertin e “Spice Girls” dhe dokumentoi në Instagram atë momentin që i ndryshoi jetën.

“Hera e fundit që pashë koncertin e Spice Girls ishte para 21 vjetësh! E sonte unë qajta, qesha, bërtita, kujtova dhe rashë në dashuri më veten kur isha 10 vjet.” shkroi ajo në Instagram. “Nuk është sekret se sa shumë i dua, se si më kanë inspiruar të jetojë jetën dhe të mos kthehem mbrapa. Më në fund pata rastin të takoj Ginger, u deha me vajzat dhe nuk mund të besoj se sa shumë kam arritur. Faleminderit, nuk do të isha këtu ku jam pa ju 5 legjendat britanike! Ju dua!”

Artikuj të ngjashëm