Pas ndarjes me Beatrix, Ervi…

By

Pak kohë më parë i dhanë fund lidhjes së tyre rreth dy vjeçare duke mos zbuluar më shumë mbi arsyet apo shkaqet tjera që çuan në ndarjen e rrugëve mes dy këngëtares Beatrix Ramosaj dhe ish të dashurit, Ervi Cenolli.

E duket se edhe periudha pas ndarjes nga dyshja po kalohet në mënyra krejtësisht të ndryshme.

Beatrix është tejet e angazhuar në spektaklin ‘Your Face Sounds Familiar’ ku nga java në javë po performon shumë mirë.

E ndryshe nga Ramosaj, Ervi i cili nuk ka dashur të jetë person publik, ka marrë një vendim krejt tjetër.

Ai është zhvendosur në Europë në një udhëtim më të gjatë nëpër qendrat kryesore të kontinentit nën shoqërinë e miqve të tij më të mirë. Udhëtimet janë gjithmonë një zgjedhje e duhur, përfshirë edhe për të kaluar periudhën e re të jetës pa një person të zemrës pranë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm